Secondary Adv

Perëndimi bashkohet dhe mbështet Trump: Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore

Në mes të tensioneve në Lindjen e Mesme, udhëheqësit perëndimor po japin një sinjal të qartë: Irani nuk mund të lejohet të zhvillojë armë bërthamore.

SHBA-ja, nën udhëheqjen e Donald Trump dhe zëvendëspresidentit JD Vance, ka marrë të gjithë mbështetjen nga aleatët ndërkombëtarë për të frenuar ambiciet bërthamore të Teheranit.

 

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, deklaroi se është në kontakt me liderët e botës për të ndaluar përshkallëzimin e situatës, ndërsa theksoi se Irani duhet të rikthehet në një botë që garanton paqen. Ministri i Jashtëm francez, Jean- Barrot, u shpreh se Irani nuk është një partner i besueshëm, kur bëhet fjalë për armë bërthamore. Ai nënvizoi se mbështet kauzën e SHBA-ve.

 

Qeveria gjermane, përmes zëdhënësit Stefan Kornelius, konfirmoi se Berlini është së bashku me Uashingtonin dhe partnerët në BE për të gjetur një zgjidhje diplomatike.

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkimit të Europës dhe nevojën për një qëndrim të bashkuar përballë një Irani që refuzon dialogun dhe kërcënon të gjithë botën.

 

Edhe Kanadaja është rreshtuar përkrah aleatëve perëndimorë. Kryeministri Mark Carney i bëri thirrje Teheranit të ndalojë provokimet dhe të zgjedhë rrugën e paqes, duke mbështetur kësisoj presidentin amerikan Donald Trump.

 

Japonia, përmes kryeministrit Shigeru Ishiba, kërkoi uljen e menjëhershme të tensioneve, por paralajmëroi se ambiciet bërthamore të Iranit nuk mund të tolerohen. Ishiba theksoi rëndësinë e koordinimit ndërkombëtar për të garantuar sigurinë globale.

 

Shumica e aleatëve perëndimorë janë bërë me Trump sa i përket konfliktit të ashpër në Lindjen e Mesme.  Në këtë sfond të ngarkuar diplomatik, një gjë është e qartë: Perëndimi po flet me një zë të përbashkët – dhe qëndrimi është i prerë. Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore. /Balkanweb


Më të lexuarat